1
Përgatiti dokumentet e nevojshme
- Certifikatën e lindjes
- Dëftesat e shkollës së mesme
- Diploma e shkollës së mesme
- 4 fotografi (Formati 4,5x6cm)
- Letërnjoftimin
Pas shpalljes së Konkursit për pranimin e studentëve të rinj klikoni këtu apo shkoni në fakultetin përkatës dhe merrni fletëparaqitjen dhe fletëpagesën:
2
Plotësoni Fletëparaqitjen, paguani 10€ në bankë dhe shkoni në fakultet të konkurroni për provim pranues ku paraqitni dokumentet në vijim:
- Fletëparaqitjen e plotësuar
- Certifikatën e lindjes
- Dëftesat e shkollës së mesme
- Diplomën e shkollës së mesme
- Fletëpagesën prej 10€
3
Ditën e paraparë për provim pranues me veti duhet të keni vetëm:
- Letërnjoftimin dhe
- Një mjet për shkrim
4
Pas shpalljes së rezultateve të Provimit pranues kandidati i pranuar përgatitet për regjistrim dhe plotëson:
- Fletëregjistrimin (formulari duhet të jetë me ngjyra) dhe
- Paguan shumën prej 50€ (shembull) për studime të rregullta, respektivisht 250€ (shembull) për studime me Korrespodencë (Fletëpagesa merret ne fakultet).
5
Ditën e paraparë me konkurs për regjistrim paraqiteni në vendin e caktuar dhe dorëzoni:
- Fletëregjistrimin e plotësuar (shembull)
- Fletëpagesën e pagesës së semestrit dhe
- Një fotografi (Formati 4,5x6cm).
6
Sipas njoftimit nga ana e fakultetit në shërbimin për studentë dorëzoni:
- Indeksin
- 2 fotografi paraprakisht të përgatitura
- Një kopje të fletëpagesës për semestër dhe
- Fletëregjistrimin të cilin e merr në fakultetin përkatës.