Projektet TEMPUS në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës me qëllim avancimi të arsimimit, karshi trendeve evropiane, është përcaktuar për një rrugë të integrimeve evropiane dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. Në këtë kontekst, që nga viti 2009 e deri më tani, UP ka përfituar nga 9 projekte TEMPUS të financuara nga Komisioni Evropian që përfshinë vlerën e përgjithshme prej 8.097.528,47€, gjë që e bën Universitetin e Prishtinës konkurrent serioz me universitetet tjera prestigjioze.

  •  
  • DRIMS
  • Development of Regional Interdisciplinary Mechatronic Studies
  •  
  • Ky projekt synon që të kontribuojë në konvergjencën e edukimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e inxhinierisë me zhvillimet e trendeve evropiane, që rrjedhin nga agjenda e Lisbonës dhe procesi i Bolonjës përmes zhvillimit dhe implementimit të Studimeve Regjionale Ndërdisiplinore (Regional Interdisciplinary Mechatronics Studies). Po ashtu, ky program ka për qëllim t’i promovojë rrjetet ndëruniversitare dhe industrinë e edukimit si një model të bashkëpunimit në hapësirën e Edukimit të Lartë Evropian.
  • Përfitues i projektit: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit të Prishtinës
  • Koordinator: Prof. dr. Shaban Buza (e-mail: shaban.buza@uni-pr.edu).
  • Vlera e projektit DRIMS: 889.147,00 €.
  •  
  •  
  •  
  • Creation of the third cycle studies - Doctoral studies in Metrology

Është program ndërdisiplinor, i rëndësishëm për të gjitha aktivitetet industriale, i cili kontribuon në përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në EU përmes zhvillimit të bashkëpunimit industrial dhe teknologjik. Fusha e trajtuar në këtë projekt është metrologjia, e paraqitur në institucionet më të larta të edukimit në Maqedoni, në Kroaci dhe në Kosovë, me fondacionin e Fakulteteve për Inxhinieri Elektrike në universitetet e tri vendeve.
Qëllimi i projektit është përmirësimi i kualitetit të edukimit të lartë në fushën e metrologjisë në vendet partnere, si Maqedoni, Kroaci dhe Kosovë, për zhvillimin e nevojshëm industrial dhe bashkëpunimit ekonomik me Evropën.

Përfitues i projektit: Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike i Universitetit të Prishtinës
Koordinator: Prof. dr. Myzafere Limani (e-mail:myzafere.limani@uni-pr.edu)
Vlera e projektit: 1.047.630,00 €.




Ky projekt i zbaton objektivat kryesore që të kontribuojë në ndërtimin e institucioneve të arsimit të lartë në nivelin regjional, për të krijuar rrjetet në saje të partneritetit dhe për të rritur mirëkuptim të ndërsjellë mes botës akademike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të Evropës, siç janë Bullgaria, Greqia dhe Italia.

Qëllimi i parë kryesor është dizajnimi dhe zhvillimi i Programit Joint Master në Mjekësinë Bimore, i cili do të zbatohet në kurrikulat e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe do ta përmirësojë dhe do ta modernizojë kontekstin e mësimdhënies tradicionale duke zbatuar teknologji të reja.
Përfitues i projektit: Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës
Koordinator: Prof. dr. Adem Demaj (e-mail: ardemaj@hotmail.com)
Vlera e projektit: 1.163.266,00 €.




Projekti synon të mbështesë reformën e kurrikulave dhe kapacitetin infrastrukturor në Universitetin e Prishtinës (UP), me pjesëmarrjen aktive të Ministrisë së Arsimit, Agjencisë së Akreditimit të Kosovës dhe Unionit të Studentëve në Kosovë. Ky projekt fokusohet në reformimin e kurrikulës në nivel të doktoratës në linjë me procesin e Bolonjës dhe standardeve evropiane, duke mbështetur integrimin e Kosovës në hapësirën e Edukimit të Lartë Evropian.
Qëllimi i projektit është të zhvillojë, të akreditojë dhe të implementojë programin e doktoratës në Shkencat dhe Teknologjinë e Ushqimit në Universitetin e Prishtinës.
Përfitues i projektit: Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë i UP-së
Koordinator: Prof. Dr. Bajram Berisha (bajram.berisha@uni-pr.edu)
Vlera e projektit: 790.652,82 €.




Projekti synon zhvillimin dhe/ose përparimin e procedurave dhe mjeteve për vlerësimin dhe përmirësimin e bashkëveprimit mes kompetencave të zhvilluara nga institucionet e AL-së dhe ato të kërkuara nga tregu i punës në bazë të “Kornizës Evropiane të Kualifikimeve” të procedurave të sigurimit të cilësisë. Metodologjia e punës që do të krijohet në kuadër të këtij projekti do të bazohet në transferimin e njohurive nga universitetet partnere të BE-së dhe do të përshtatet më tej me nevojat vendore.
Përfitues i projektit: Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës
Koordinator: Prof. Milote Sadiku dhe Vlora Prenaj (e-mail: milote_sa@hotmail.com dhe vloraprenaj@live.com)
Vlera e projektit: 690.418,03 €.



VEPRIMI I ARSIMIT TË LARTË PËR MËSIMIN E TË DREJTAVE
HEART është financuar nga programi TEMPUS i Bashkimit Evropian për të zhvilluar kurse dhe programe për të drejtat e njeriut në universitetet e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me universitetet e BE-së.

Projekti është i fokusuar në arsimimin e të drejtave të njeriut në universitete, me qëllim të integrimit të të drejtave të njeriut në kurrikulën akademike të secilit universitet, si dhe në zhvillimin e programeve universitare dhe pasuniversitare në të drejtat e njeriut, përmes së cilave do të dalin gjenerata të ardhshme të edukatorëve për të drejtat e njeriut në rajon.

Project coordinator, University of Prishtina:
Nita Luci
Faculty of Philosophy
Department of Ethnology & Cultural Anthropology, #317
Nita.Luci@uni-pr.edu
+386 (0)49 413 415
Vlera e projektit: 1,049,400.00 €.



  • Interdisciplinary structure reformation and innovative higher education for new professions

  • Empowering Universities to fulfill their Responsibility for Quality Assurance


  •