Të nderuar studentë,

Bëni gati CV-në tuaj. Panairi Virtual i Karrierës po afrohet.

Ejani më 23 Maj (e marte) para Rektoratit nga ora 10h deri 15h për t'u takuar me përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse në edicionin e shtatë të PVK-së. Shfrytëzoni mundësinë që të kuptoni profilet e tyre dhe mundësitë që ofrojnë për ju sa i përket punësimit, punës praktike, trajnimeve, mundësive për bursa, etj.

Vizitoni faqen e Qendrës për Zhvillim të Karrierës në Facebook për t'u informuar rreth kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.

FB: Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës