Universiteti i Prishtinës, rrespektivisht Departmenti i Frëngjishtes, me rastin e javës së Frankofonisë në Kosovë, me date 30-31 mars, organizon konferencën me temë “Mësimdhënja e letërsisë në modulin e frëngjishtes gjuhë e huaj”. Konferenca do të mbledh studiues të gjuhës frënge nga universitete të vendeve të ndryshme të botës si Franca, Algjeria, Izraeli, Zvicra, Tunizia, por edhe nga vende të rajonit si Bullgaria, Serbia, Shqipëria e të ngjajshme. Konferenca konsiderohet si kontribut për shkencat gjuhësore me theks të posaçëm për gjuhën frënge. Vlen të theksohet se ky është eveniment i pare dhe nismë e mbarë e bashkëpunimit me vendet frankofone, pas anëtarësimit të Universitetit të Prishtinës në Agjencionin e Universiteteve Frankofone.