UP-në e vizitoi një delegacion nga Universiteti i Birminghamit

    UP-në e vizitoi një delegacion nga Universiteti i Birminghamit Një delegacion nga Universiteti i Birminghamit të Britanisë së Madhe vizituan Universitetin e Prishtines, ku u pritën nga prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. asoc. dr. Lindita Tahiri dhe këshilltari i rektorit, Ardian Kastrati.
    Delegacioni kryesohej nga profesor Mark Webber, drejtor i Studimeve të Qeverisë dhe Shoqërisë, dhe përbëhet nga profesor Stefan Wolff, drejtor i Kërkimeve Shkencore, dr. Graham Timmins, drejtor i Programit Arsimor, dhe dr. Gëzim Alpion, drejtor i Programeve të Kombinuara. Krahas roleve të tyre administrative, anëtarët e delegacionit janë studiues me reputacion ndërkombëtar, interesimi shkencor i të cilëve përfshin politikën, shoqërinë, fenë dhe mediat në Evropën Juglindore.
    Prorektorja Tahiri dhe këshilltari Kastrati, biseduan me përfaqësuesit e Universitetit Birmingham për mundësinë e hyrjës në projekte të përbashkëta përmes TEMPUS-it, njëkohësisht u diskutua edhe mundësia e ofrimit të programeve të përbashkëta të doktoratës për shkenca sociale.
    Vizita e përfaqësuesve të Universitetit të Birminghamit në Ballkan reflekton interesat shkencore që një numër akademikësh në këtë institucion me famë botërore kanë për Evropën Jug-Lindore. Kjo vizitë do të kontriboj në forcimin e lidhjeve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Universitetit të Birminghamit dhe Universitetit të Prishtinës.

     

Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
31 12 3456
789 10 111213
141516 17 181920
21 22 2324252627
2829301234
567891011