UP-ja promovoi “Sistemin Elektronik të Menaxhimit të Punëve me Studentë (SEMS)”

    UP-ja  promovoi “Sistemin Elektronik të Menaxhimit të Punëve me Studentë (SEMS)”

    Në kuadër të projektit për digjitalizimin e shërbimeve akademike dhe administrative në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot u organizua një konferencë, në të cilën u promovua “Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Punëve me Studentë (SEMS)”. Ky sistem do të ofrojë shërbime cilësore për studentët, për stafin akademik dhe për stafin administrativ të UP-së, do të ofrojë qasje në shërbim nga çdo pikë dhe distancë, do të nxisë ngritjen e cilësisë në mësim, në administratë, do të mundësojë shërbime të përhershme në çdo kohë, do të prezantojë të arritura shkencore etj.

    Rektori i UP-së, prof. dr. Ibrahim Gashi, theksoi se ky sistem është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Universitetit të Prishtinës (UP), është një sistem unik dhe gjithëpërfshirës, dhe përmes tij janë arritur qëllimet e parapara, siç janë:

         • Implementimi i rrjetit kompjuterik të integruar brenda UP-së,

         • Implementimi i Qendrës së të dhënave,

         • Implementimi i Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Punëve me Studentë (SEMS),

         • Laboratorët me kompjuterë për ushtrime etj.

    Në SEMS janë integruar moduli i aplikimit dhe i verifikimit online të studentëve për regjistrim në UP, moduli i kartelave që i kanë zëvendësuar indeksat, moduli i diplomave, moduli i shërbimeve studentore (notimi online) dhe moduli i pagesave studentore.

    Ky sistem është lëshuar për herë të parë në punë në të gjitha njësitë akademike në afatin e provimeve të janarit 2013 dhe përmes këtij sistemi studentët e vitit të parë të niveleve bachelor, master dhe doktoratë i kanë paraqitur provimet online përmes ID kartelave, janë informuar online për rezultatet e notimeve, si dhe profesorët i kanë regjistruar notat e studentëve përmes ID kartelave.

    Statistikat e paraqitjes së provimeve dhe notimit online në afatin e janarit 2013, deri më 26.2.2013, në nivelin bachelor dhe master janë:
         1. Numri i studentëve që kanë paraqitur provime online është: 13 789 në bachelor dhe 1 817 në master;
         2. Numri i fletëparaqitjeve të plotësuara dhe të paraqitura online është: 60 460 në bachelor dhe 5 620 në master;
         3. Numri i notave që janë regjistruar online nga profesorët është: 25 634 në bachelor dhe 257 në master.

    Modul tjetër funksional në kuadër të programit të digjitalizimit është edhe moduli për aplikimin e mësimdhënësve dhe studentëve ndërkombëtarë dhe vendës në programin e Universitetit Veror të Prishtinës.




Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
31 12 3456
789 10 111213
141516 17 181920
21222324252627
2829301234
567891011