Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është anëtarësuar në projektin për hulumtime shkencore IRACON (The Inclusive Radio Communication) që zhvillohet në kuadër të kornizës COST (European Coperation in Science and Technology), si pjesë e projektit të Bashkimit Evropian “Horizon 2020”. Me këtë rast, UP-ja bëhet pjesë e hulumtimeve për rrjetin e gjeneratës së pestë (5G) të komunikimeve mobile, krahas universiteteve më të njohura në këtë fushë.

Procesi i anëtarësimit të UP-së është udhëhequr nga Prof. Ass. Dr. Bujar Krasniqi nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), i cili njëkohësisht është caktuar koordinator i UP-së në këtë projekt. Ndërkaq, stafi akademik i FIEK-ut do të jetë kontribuues i hulumtimeve për rrjetet mobile 5G në kuadër të këtij projekti.

I tërë procesi i anëtarësimit është përkrahur dhe vazhdon të mbështetet nga Rektorati dhe Këshilli Drejtues i UP-së, si  dhe nga Dekanati i FIEK-ut.

Për më shumë informata në lidhje me projektin IRACON klikoni linkun:
http://www.iracon.org/about-ca15104-action/

Ndërsa, listën e institucioneve pjesëmarrëse në këtë projekt mund ta gjeni në këtë link:
http://www.iracon.org/app/imembers/?t=pages&p=institution