Rektori Gashi u takua me përfaqësues të Ipeshkvisë së Kosovës

    Rektori Gashi u takua me përfaqësues të Ipeshkvisë së Kosovës  Rektori Gashi priti sot përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, të kryesuar nga dom Lush Gjergji. Me këtë rast, dom Lush Gjergji e uroi rektorin Gashi për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për ta përkrahur Universitetin e Prishtinës në çfarëdo fushe që e lejojnë mundësitë. Njëkohësisht, dom Lush Gjergji kërkoi ndihmë nga UP-ja në koordinimin e manifestimit të 1700 vjetorit të krishterimit, manifestim ky që do të organizohet në koordinim mes Ipeshkvisë së Kosovës dhe institucioneve qendrore të Kosovës. Rektori Gashi siguroi se Rektorati do të përkujdeset për pjesën akademike të manifestimit, respektivisht në koordinimin dhe organizimin e kumtesave shkencore të akademikëve të ftuar me këtë rast, si nga Kosova, ashtu edhe nga Shqipëria.


Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
31 12 3456
789 10 111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011