Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema, me rastin e Festës Pashkëve, ka uruar gjithë personelin dhe studentët e besimit të krishterë të këtij institucioni, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës që i takojnë këtij besimi.

Të dashur,

“Të gjithë besimtarëve të krishterë, urime të përzemërta për festën e Pashkëve”. Gëzojeni këtë ditë bashkë me të dashurit Tuaj, me mirëkuptim dhe harmoni ndërmjet njerëzve.
Me këtë rast, dëshiroj që kjo festë të na gjejë mbarë popullin Shqiptar të bashkuar, të vendosur dhe të përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha sfidave që ballafaqohemi në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe të ardhmes të Kosovës.

Gëzuar Pashkët për shumë vjet!”

Prof. Dr Marjan Dema
Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”