Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinë në bashkëpunim me Qendrën për Trajnim dhe Zhvillim të PTK-së ofron mundësinë e kryerjes së punës praktike për katër të diplomuar të UP-së.

Kriteret:

- I/E diplomuar (FSHMN- Shkenca Kompjuterike, FIEK- Kompjuterikë, Fakulteti Ekonomik- Marketing dhe Fakulteti Ekonomik- Menaxhment dhe Informatikë)
- Nota mesatare (Fakulteti Ekonomik- mbi 9.00, FIEK- mbi 8.00 dhe FSHMN – mbi 9.00)
- Njohja e mirë e gjuhës angleze;

Dokumentet për aplikim:

- CV në gjuhën shqipe;
- kopja e diplomës ose certifikatës;
- kopja e letërnjoftimit;
- Formulari i plotësuar (të cilin mund ta merrni në zyren e Qendrës për Zhvillim të Karrierës);

Të përzgjedhurit për praktikantë do të jenë nën mbikqyrjen e këtyre katër koordinatorëve të QTZh-së: Koordinatorit për e- learning dhe trajnime të TI-së, Koordinatorit për trajnime për shitje dhe kujdes ndaj konsumatorit, Koordinatorit për trajnime dhe menaxhim të përgjithshëm dhe Koordinatorit për MCPLS dhe CISCO/Trajner. Praktikantët e përzgjedhur do të fillojnë praktikën njëmujore më 19 shkurt 2013 (e martë) dhe janë të obliguar të qëndrojnë në orar të plotë të punës.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentet e kërkuara mund t’i dorëzoni direkt në zyren e QZhK-së që gjendet në BKUK ose përmes emailit në qzhk@uni-pr.edu. Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Afati për aplikim: 14 shkurt 2013 (e enjte).