Të gjitha fletëpagesat në UP nga e Marta dt. 05.02.2013 ora 11.00 për cfardo lloji të shërbimeve për studentët në UP (paraqitje të provimeve, për diploma, certifikat të notave, semestër, etj) mund të bëhen duke ndjekur rrugët e mëposhtme:

1. Studentët që janë regjistruar në vitin Akademik 2012/2013 të gjitha llojet e pagesave mund t’i shkarkojnë nga qasja që kanë në SEMS përmes ID kartelës.

2. Studentët që janë regjistruar në vitin Akademik 2011/2012 dhe më parë (që nuk kanë ID kartela), të gjitha llojet e pagesave mund t’i shkarkojnë nga Ueb portali i UP-së http://uni-pr.edu, duke shtypur mbi Link-Butonin FLETËPAGESA.
Kusht për shkarkimin e fletëpagesave nga Studentët që janë regjistruar në vitin Akademik 2011/2012 dhe më parë është që studenti të zgjedh:
Fakultetin,
Departamentin/Drejtimin,
Nivelin e studimeve,
Statusin e Studentëve,
Llojin e pagesës (varësisht prej nivelit dhe statusit mbushet lista),
Shkruan: Emrin, Emrin e prindit, Mbiemrin dhe Numrin personal.
Në fund shtyp butonin Ruaj,
Në momentin e ruajtjes së fletëpagesës, mbushet një listë, ku në këtë listë është një buton Printo, klikon mbi të dhe shtyp Fletëpagesën në tri kopje (Një kopje e ndal Banka, një kopje dorëzohet tek Referenti në Fakultet dhe një kopje e mban studenti).

Studenti kryen pagesën në cilëndo nga Bankat dhe pas kryerjes së pagesës në Bankë shkon në Fakultetin perkatës për të bërë konfirmimin e pagesës tek Referenti, për cka e ka kryer pagesën.