Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për këto vende të lira pune në Administratën e Universitetit të Prishtinës (UP):

- Zyrtar për pagesa, honorare dhe projekte në AQ të UP-së (1 punonjës); 
- Zyrtar për kontabilitet në Administratën  Qendrore (AQ) (1 punonjës);
- Zyrtar i arkivit në Administratën Qendrore (1 punonjës);
- Nëpunës administrativ teknik – Tipomakinist në AQ të UP-së (1 punonjës)
- Zyrtar i shërbimit të studentëve për studime master dhe doktoratë (3 punonjës – 1 në Fakultetin e Edukimit, 1 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe 1 në Fakultetin Ekonomik);
- Zyrtar i shërbimit të studentëve për studime themelore (2 punonjës – 1 në Fakultetin Ekonomik dhe 1 në Fakultetin e Bujqësisë);
- Bibliotekar ( 2 punonjës - 1 në Fakultetin Filozofik, 1 në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj);

 

Kandidatët të cilët konkurrojnë për këto vende pune, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligjin për Shërbyesit Civilë të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-149, duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte të veçanta: 
 
1. “Zyrtar për pagesa, honorare dhe projekte”: Të kenë përgatitje shkollore superiore -  Fakultetin Ekonomik, një vit përvojë pune të ngjashme, të kenë njohuri të punës me kompjuter si dhe e dëshirueshme njohja e gjuhës angleze.
 
Detyrat – përgjegjësitë:
I përcjell të gjitha donacionet në UP;
I bën pagesat në bazë të projekteve;
I paguan të gjitha shpenzimet komunale të Rektoratit dhe AQ-së;
I bën pagesat e instituteve dhe i kryen pagesat e UVP-së;
Bashkëpunon me Zyrën për marrëdhënie me jashtë për projekte;
I bën pagesat e të gjitha vendimeve të Këshillit Drejtues të UP–së dhe pagesat sipas vendimeve për Parlamentin e studentëve;
Kryen edhe punë të tjera të cilat ia cakton nëpunësi mbikëqyrës.
 
 
2. “Zyrtar për kontabilitet në AQ”: Të kenë përgatitje shkollore superiore – Fakultetin Ekonomik, të kenë tre vjet përvojë pune, të kenë njohuri të punës me kompjuter.   
 
Detyrat – përgjegjësitë:
bënë regjistrimin e shpenzimeve të njësive akademike:
o për mallra dhe shërbime, 
o shpenzime komunale, 
o paranë e imtë,
o avance dhe  
o kapitale,
barazon shpenzimet me njësitë e Universitetit dhe me sistemin e Free Balance-it;
raporton për  shpenzime sipas njësive dhe kodeve; 
verifikon dokumentacionin, vërteton saktësinë e të dhënave; 
kontrollon dokumentacionin mbështetës ( faturat, fletëdërgesat, kontratat, vendimet dhe
shkresat tjera përcjellëse);
ruan dhe arkivon dokumentet e certifikuara;
kryen edhe detyra tjera të cilat i kërkojnë udhëheqësit.
 
3. Zyrtar i arkivit në AQ”: Të kenë të kryer fakultetin ose shkollën e mesme, një vit përvojë pune, si dhe të kenë njohuri të punës me kompjuter. 
 
Detyrat – përgjegjësitë:
nga shërbimet përkatëse pranon të gjithë materialin arkivor;
bën arkivimin e dokumentacionit zyrtar të Universitetit në bazë të nomenklaturës së paraparë me rregullat për mbajtjen dhe regjistrimin e materialit arkivor dhe udhëheq librin arkivor;
përgatitë dhe propozon shkatërrimin e materialit të regjistruar dhe mbanë evidencën për këtë;
i përcjell dhe i aplikon dispozitat ligjore me të cilat rregullohet mënyra e udhëheqjes të lëndës arkivore;
me lejen e rektorit dhe sekretarit të përgjithshëm jep në përdorim të përkohshëm lëndën arkivore me revers;
sipas nevojës mban dhe udhëheq protokollin kryesor mbi regjistrimin e lëndëve;
kryen edhe punë të tjera sipas rregullave mbi arkivin dhe sipas urdhrave të sekretarit të përgjithshëm.
 
4. “Nëpunës administrativ, teknik – Tipomakinist”: Të kenë të kryer Shkollën e Mesme Teknike, tre vjet përvojë pune, të kenë njohuri të punës me kompjuter, e dëshirueshme njohja e gjuhës angleze.
 
Detyrat – përgjegjësitë:
Bën numërtimin e faqeve të dorëshkrimit;
Bën përgatitjen tekniko-grafike të dorëshkrimeve;
I përpunon figurat, skicat dhe paraqitjet grafike, e cakton madhësinë dhe fontin e shkronjave, e cakton madhësinë e figurave dhe e përcakton vendin e tyre në dorëshkrim;
Bashkëpunon me autorët e dorëshkrimeve dhe me redaktorin përkatës për dorëshkrimin;
Merret me përgatitjen kompjuterike të teksteve universitare: skenimin e figurave, përpilimin dhe përpunimin kompjuterik të ilustrimeve, të tabelave dhe të elementeve të tjera të tekstit universitar, bën faqosjen, nxjerrjen në paus dhe ndarjen e ngjyrave;
Përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme për editimin cilësor të librit universitar;
Kryen edhe punë të tjera, të cilat ia cakton udhëheqësi.
 
 
5. “Zyrtar i shërbimit të studentëve për studime master dhe doktoratë”: Të kenë përgatitje shkollore superiore – Fakultetin Juridik, Filozofik ose të Filologjisë, një vit përvojë pune, njohuri të punës me kompjuter, e dëshirueshme njohja e gjuhës angleze.
 
Detyrat – përgjegjësitë:
bën regjistrimin e vitit të studentëve respektivisht semestrit dimëror dhe veror;
pranon fletëparaqitjet dhe dokumentacionin e kandidatëve të paraqitur në konkursin për pranimin e studentëve të ri. dhe lidhur me këtë harton listat e nevojshme;
mban librin amë të studentëve dhe evidenca tjera të nevojshme për studentët dhe të gjitha këto shënime i ruan në kompjuter sipas programit kompjuterik unik të universitetit;
pranon fletëparaqitjet e provimeve nga studentët dhe ato i regjistron;
harton listat dhe formularët lidhur me procesverbalet për provimet e studentëve dhe ato ia dorëzon mësimdhënësve;
lëshon vërtetime, mbi statusin e studentit, certifikata të notave dhe dokumente tjera nga evidenca e shërbimit të studentëve;
kryen edhe punë të tjera që janë në kompetencë të shërbimit të studentëve dhe sipas urdhrave të dekanit, sekretarit të fakultetit dhe zyrtarit të lartë për çështje të studentëve.
 
6. “Zyrtar i shërbimit të studentëve për studime themelore”: Të kenë përgatitje shkollore superiore – Fakulteti Juridik, Filozofik ose të Filologjisë, një vit përvojë pune,  e nevojshme njohja e punës me kompjuter si dhe e dëshirueshme njohja e gjuhës angleze.
 
Detyrat – përgjegjësitë:
bën regjistrimin e vitit të studentëve respektivisht semestrit dimëror dhe veror;
pranon fletëparaqitjet dhe dokumentacionin e kandidatëve të paraqitur në konkursin për pranimin e studentëve të ri dhe lidhur me këtë harton listat e nevojshme;
mban librin amë të studentëve dhe evidenca tjera të nevojshme për studentët dhe të gjitha këto shënime i ruan në kompjuter sipas programit kompjuterik unik të universitetit;
pranon fletëparaqitjet e provimeve nga studentët dhe ato i regjistron;
merr pjesë në përpilimin e raporteve dhe shënimeve statistikore mbi studentët;
lëshon vërtetime, mbi statusin e studentit, certifikata të notave dhe dokumente tjera nga evidenca e shërbimit të studentëve;
kryen edhe punë të tjera që janë në kompetencë të shërbimit të studentëve dhe sipas urdhrave të dekanit, sekretarit të fakultetit dhe zyrtarit të lartë për çështje të studentëve.
 
7. “Bibliotekar”: Të kenë të kryer Fakultetin e Bibliotekarisë, Filologjisë ose Filozofik, një vit përvojë pune të ngjashme, të njohin punën me kompjuter, e dëshirueshme njohja e gjuhës angleze.
 
Detyrat – përgjegjësitë:
E organizon punën në Bibliotekën e Fakultetit sipas nomenklaturës që aplikohet;
E hulumton bazën e të dhënave shkencore teknologjike;
I kryen edhe punët e zyrtarit të Bibliotekës në rast se në Fakultet nuk do të ketë zyrtar të Bibliotekës;
I kryen të gjitha punët e regjistrimit të librave, broshurave dhe revistave në Bibliotekë;
E rregullon Bibliotekën sipas nomenklaturës që aplikohet;
Kryen edhe punë të tjera të ngjashme sipas urdhrave të dekanit dhe të sekretarit të Fakultetit.
 
8. “Zyrtar për arkiv, shërbime postare dhe fotokopje”: Të kenë të kryer fakultetin ose shkollën e mesme si dhe të kenë një vit përvojë pune. 
 
Detyrat – përgjegjësitë:
Nga shërbimet përkatëse e pranon gjithë materialin arkivor;
Bën arkivimin e dokumentacionit zyrtar të Fakultetit në bazë të nomenklaturës së paraparë me rregullat për mbajtjen dhe regjistrimin e materialit arkivor dhe e udhëheq librin arkivor;
Përgatit dhe propozon shkatërrimin e materialit të regjistruar dhe mban evidencë për këtë;
I përcjell dhe i aplikon dispozitat ligjore me të cilat rregullohet mënyra e udhëheqjes së lëndës arkivore;
Me lejen e dekanit dhe të sekretarit të Fakultetit jep në përdorim të përkohshëm lëndën arkivore me revers;
E mban dhe e udhëheq protokollin kryesor për regjistrimin e lëndëve;
Bën shpërndarjen e dërgesave të postës pasi e pranon nga dekani apo sekretari i Fakultetit;
Sipas nevojës, bën fotokopje të materialeve dhe i radhit ato;
Kryen edhe punë të tjera sipas rregullave për arkivin dhe sipas urdhrave të sekretarit të Fakultetit dhe dekanit.
 
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në shtypin e përditshëm. Në zbatim të nenit 11 pika 2 të Ligjit për Shërbyesit Civilë të Republikës së Kosovës, ftohen që të konkurrojnë edhe kandidatët nga komunitetet minoritare në Kosovë.
Dokumentet e kompletuara për pozitat 1- 4 duhet të dorëzohen në Rektoratin  e Universitetit të Prishtinës Rr. "Nëna Terezë", p.n. 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës,  zyra nr.1, ndërsa për pozitat 5 – 8 në fakultetet përkatëse adresat e të cilave mund ti gjeni në ueb-faqen zyrtare të UP-së. 
Aplikacionet për konkurrim mund të shkarkohen në: www.uni-pr.edu ose mund të merren me rastin e aplikimit për këto vende pune. 
Në procedurën e pranimit të kandidatëve, do të bëhet intervista dhe testimi i kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit.
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë edhe numrin e telefonit kontaktues.