Universiteti i Prishtinës për studimet postdiplomike-master, për vitin akademik 2011-12 do të regjistrojë 2289 studentë

Në studimet postdiplomike-master në Universitetit të Prishtinës, mund të pranohen kandidatët të cilët në studimet bachellor dhe ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës kanë arritur notën mesatare 7.50 e më tepër. Përzgjedhja e këtyre kandidatëve për pranim në studimet master deri në numrin e përcaktuar sipas këtij konkursi bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve .
Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 7.50, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues. Kriteret dhe kushtet e provimit pranues i përcaktojnë fakultetet.
             Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve postdiplomike-master mund të ankohen kundër vendimit brenda tri ditëve të punës pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjes.
             Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni 5 anëtaresh, kryesuar nga prorektori për çështje akademike dhe me anëtarë të tjerë të emëruar nga rektori.

Për më shumë shkarkoni dokumentin këtu.

KORRIGJIM KONKURSI