Konkurs për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës

    Në bazë të nenit 122 të Statutit të Universitetit të Prishtinës dhe neneve 6 dhe 7 të Rregullores për studime të doktoratës, Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës në programet:

    1. Biomjekësi Eksperimentale
    Në vitin akademik 2012-2013, Universiteti i Prishtinës do t’i pranojë 15 studentë në studimet e doktoratës në programin Biomjekësi Eksperimentale, i cili përkrahet nga projekti “159034-TEMPUS-XK-TEMPUS-JPHES” dhe i cili do të zbatohet në bashkëpunim me Universitetin e Gentit, me Universitetin Napier në Edinburg dhe me Universitetin e Vjenës.

    Kushtet e konkursit
    Të drejtë konkurrimi kanë:
    • Të diplomuarit para hyrjes në fuqi të studimeve sipas Deklaratës së Bolonjës, të cilët duhet të jenë magjistra të shkencës përkatëse;
    • Të diplomuarit pas hyrjes në fuqi të studimeve në bazë të Deklaratës së Bolonjës – niveli i studimeve master (së paku 300 ECTS), dhe
    • Të gjithë të diplomuarit që kanë së paku 300 kredi ECTS në studimet themelore.
    Në këtë program kanë të drejtë konkurrimi studentët nga Fakulteti i Mjekësisë (Drejtimi i Mjekësisë së Përgjithshme, i Farmacisë dhe i Stomatologjisë), nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë (Drejtimi i Prodhimtarisë Shtazore dhe Veterinarisë) dhe nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (Drejtimi i Biologjisë, i Kimisë dhe i Biokimisë).

    Me rastin e aplikimit, kandidatët duhet t’i sjellin dokumentet origjinale si në vijim:
    • Certifikatën e lindjes;
    • Diplomën dhe certifikatën e notave nga nivelet e studimeve paraprake në studimet themelore, bachelor, master ose magjistratura shkencore;
    • Diplomën e studimeve master, përkatësisht të magjistraturës;
    • Kandidatët që kanë kryer shkollim jashtë Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohen njohjes së diplomës, me qëllim të vazhdimit të studimeve duke ndjekur procedurën sipas Statutit të Universitetit të Prishtinës,
    • Një biografi me punimet e publikuara shkencore;
    • Rekomandimet e dy profesorëve nga lëmi përkatës i hulumtimit;
    • Fletëpagesën prej 10 eurosh (pagesa bëhet në bankë).

    Kriteret e përcaktimit të përparësisë në radhitje përzgjedhëse janë:
    • Intervista gojore në gjuhën angleze dhe letra motivuese (e shkruar para komisionit, në gjuhën angleze),
    • Kriteret e tjera të parapara me Rregulloren e studimeve të doktoratës (neni 7 pika 4).

    Komisioni i përbërë nga UP-ja dhe nga universitetet e tjera ndërkombëtare që janë partnere në projekt, pas vlerësimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, do të përpilojë listën përfundimtare të kandidatëve të pranuar.

    Lista përfundimtare i dërgohet për shqyrtim Këshillit Qendror për Studime të Doktoratës në UP. Me propozim të Këshillit Qendror për Studime të Doktoratës, Senati i Universitetit e miraton listën përfundimtare të kandidatëve të pranuar.

    Afatet e konkursit
    Konkursi mbetet i hapur nga data 5.12.2012 deri më 15.12.2012.
    Paraqitja e dokumenteve bëhet në Fakultetin e Mjekësisë. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen edhe të skanuara dhe të kopjuara në CD.
    Aplikimi elektronik në: apliko.uni-pr.edu
    Pas miratimit të listës përfundimtare nga ana e Senatit, kandidatët e pranuar do të regjistrohen në studime të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë.



    2. Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjia Ushqimore

    Në vitin akademik 2012-2013, Universiteti i Prishtinës do t’i pranojë 15 studentë në programin e doktoratës Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjia Ushqimore, i cili përkrahet nga projekti Tempus “Studimet e doktoratës në shkencat e ushqimit dhe teknologjisë ushqimore dhe krijimi i kapaciteteve për reformën e studimeve të doktoratës në Universitetin e Prishtinës / Kosovë” (“PhD in Food Science and Technology and Creating Capacities for PhD Reform at the University of Prishtina / Kosovo”).

    Ky program i studimeve të doktoratës ofrohet nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV) në bashkëpunim me partnerët lokalë: Fakultetin e Mjekësisë (FM) dhe Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), ndërkaq zbatohet me mbështetje aktive të partnerëve ndërkombëtarë të projektit: Universiteti Teknik i Munihut (Gjermani), Universiteti i Gracit (Austri) dhe Universiteti i Granades (Spanjë).

    Kushtet e konkursit
    Të drejtë konkurrimi kanë:
    • Të diplomuarit para hyrjes në fuqi të studimeve sipas Deklaratës së Bolonjës, të cilët duhet të jenë magjistra të shkencës përkatëse;
    • Të diplomuarit pas hyrjes në fuqi të studimeve në bazë të Deklaratës së Bolonjës – niveli i studimeve master (së paku 300 ECTS), dhe
    • Të gjithë të diplomuarit që kanë së paku 300 kredi ECTS në studimet themelore.

    Në këtë program kanë të drejtë konkurrimi studentët nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, nga Fakulteti i Mjekësisë dhe nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore.

    Me rastin e aplikimit, kandidatët duhet t’i sjellin dokumentet origjinale si vijon:
    • Certifikatën e lindjes;
    • Diplomën dhe certifikatën e notave nga nivelet e studimeve paraprake në studimet themelore, bachelor, master ose magjistratura shkencore;
    • Diplomën e studimeve master, përkatësisht të magjistraturës;
    • Kandidatët që kanë kryer shkollim jashtë Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohen njohjes së diplomës, me qëllim të vazhdimit të studimeve duke ndjekur procedurën sipas Statutit të Universitetit të Prishtinës;
    • Një biografi me punimet e publikuara shkencore;
    • Rekomandimet e dy profesorëve nga lëmi përkatës i hulumtimit;
    • Fletëpagesën prej 10 eurosh (pagesa bëhet në bankë).

    Kriteret e përcaktimit të përparësisë në radhitje përzgjedhëse janë:
    • Intervista gojore në gjuhën angleze dhe letra motivuese (e shkruar para komisionit, në gjuhën angleze);
    • Kriteret e tjera të parapara me Rregulloren e studimeve të doktoratës (neni 7 pika 4).

    Komisioni i përbërë nga UP-ja dhe nga universitetet e tjera ndërkombëtare, që janë partnere në projekt, pas vlerësimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, do të përpilojë listën përfundimtare të kandidatëve të pranuar.

    Lista përfundimtare i dërgohet për shqyrtim Këshillit Qendror për Studime të Doktoratës në UP. Me propozim të Këshillit Qendror për Studime të Doktoratës, Senati i Universitetit e miraton listën përfundimtare të kandidatëve të pranuar.

    Afatet e konkursit
    Konkursi mbetet i hapur nga data 5.12.2012 deri më 15.12.2012.
    Paraqitja e dokumenteve bëhet në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen edhe të skanuara dhe të kopjuara në CD.
    Aplikimi elektronik në: apliko.uni-pr.edu
    Pas miratimit të listës përfundimtare nga ana e Senatit, kandidatët e pranuar do të regjistrohen në studime të doktoratës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës.



    3. E Drejta Ndërkombëtare

    Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës do të pranohen 12 studentë në studimet e doktoraturës në programin E Drejta Ndërkombëtare.

    Kushtet e konkursit
    Të drejtë konkurrimi kanë të diplomuarit para hyrjes në fuqi të studimeve sipas Deklaratës së Bolonjës, të cilët duhet të jenë magjistra të shkencës përkatëse, të diplomuarit pas hyrjes në fuqi të studimeve në bazë të Deklaratës së Bolonjës – niveli i studimeve master (së paku 300 ECTS), si dhe të gjithë të diplomuarit që kanë së paku 300 kredi ECTS në studimet themelore.

    Me rastin e aplikimit, kandidatët duhet t’i sjellin dokumentet origjinale si vijon:
    • Certifikatën e lindjes;
    • Diplomën dhe certifikatën e notave nga nivelet e studimeve paraprake në studimet themelore, bachelor, master ose magjistratura shkencore;
    • Diplomën e studimeve master, përkatësisht të magjistraturës;
    • Kandidatët që kanë kryer shkollim jashtë Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohen njohjes së diplomës, me qëllim të vazhdimit të studimeve duke ndjekur procedurën sipas Statutit të Universitetit të Prishtinës;
    • Një biografi me punimet e publikuara shkencore;
    • Rekomandimet e dy profesorëve nga lëmi përkatës i hulumtimit;
    • Fletëpagesën prej 10 eurosh (pagesa bëhet në bankë).

    Kriteret e përcaktimit të përparësisë në radhitje përzgjedhëse janë kriteret e parapara me Rregulloren e studimeve të doktoratës (neni 7 pika 4).

    Lista përfundimtare nga njësia akademike dërgohet për shqyrtim në Këshillin Qendror për Studime të Doktoratës në UP. Me propozim të Këshillit Qendror për Studime të Doktoratës, Senati i Universitetit e miraton listën përfundimtare të kandidatëve të pranuar.

    Afatet e konkursit
    Konkursi mbetet i hapur nga data 5.12.2012 deri më 15.12.2012.
    Paraqitja e dokumenteve bëhet në Fakultetin Juridik.
    Aplikimi elektronik në: apliko.uni-pr.edu.
    Pas miratimit të listës përfundimtare nga ana e Senatit, kandidatët e pranuar do të regjistrohen në studime të doktoratës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

    Kandidatët, të cilët nuk pranohen, mund të ankohen kundër vendimit brenda tri ditëve të punës pas shpalljes së rezultateve të përzgjedhjes. Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga Komisioni për ankesa i formuar nga rektori i Universitetit të Prishtinës.

    Shkarko konkursin.



Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
31 12 3456
789 10 111213
141516 17 181920
21 22 2324252627
2829301234
567891011