Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për këto vende të lira pune në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës 2011 (UVNP):

1.    Zyrtar i logjistikës në Universitetin Veror Ndërkombëtar të  Prishtinës 2011 (me afat të caktuar 01.7.2011 – 31.7.2011, 25 punonjës);

Kandidatët të cilët konkurrojnë për këto vende pune, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligjin për Shërbyesit Civilë të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-149, duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

1.    “Zyrtar i logjistikës në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës 2011”: Të kenë të kryer fakultetin ose të jenë studentë, të kenë aftësi të mira komunikimi, njohuri të punës me kompjuter, si dhe të njohin mirë gjuhën angleze. Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Përshkrimi i vendit të punës:
-    Verifikon dhe raporton listat e vijueshmërisë dhe përformancës së studentëve;
-    Furnizon profesorët me materiale të  leximit;
-    Furnizon klasët me orar;
-    Distribuon dhe verifikon materialet për lexim të studentëve dhe profesorëve;
-    Asiston në promovimin e kurseve, forumeve publike dhe aktivitetet tjera të UNVP-së;
-    Përcjellë informata relevante për studentët dhe profesorët e UNVP-së;
-    I asiston zyrtarit të projektit.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në shtypin e përditshëm. Në zbatim të nenit 11 pika 2 të Ligjit për Shërbyesit Civilë të Republikës së Kosovës, ftohen që të konkurrojnë edhe kandidatët nga komunitetet minoritare në Kosovë.
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në Rektoratin  Universitetit të Prishtinës Rr. "Nëna Terezë", p.n. 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës,  zyra nr. 16.
 Aplikacionet për konkurrim mund të shkarkohen në: www.uni-pr.edu ose mund të merren me rastin e aplikimit për këto vende pune.
Në procedurën e pranimit të kandidatëve do të bëhet intervista me kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit.
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë edhe numrin e telefonit kontaktues.