Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, së bashku me studentët e këtij fakulteti dhe doktorët e rinj pjesë e organizatës Kosova’s Physicians for Social Responsibility –KPSR, do organizojnë Konferencën Ndërkombëtare të Studentëve Evropianë të IPPNW dhe Mbledhjen e Ballkanit Perëndimor. Edicioni i 27-të i European Students Conference & Western Balkan Meeting do të mbahet në periudhën 25 – 28 maj 2017, në Prishtinë.

Temë kryesore e këtij takimi është “Rrezatimi dhe efektet e tij në shëndetin e njeriut”. Ndërkaq, gjuha zyrtare e konferencës është gjuha angleze.

International Physicians for Peace and Prevention of Nuclear War (IPPNW) është organizatë ndërkombëtare- fituese e çmimit Nobel për Paqe në vitin 1985. Ajo punon për promovimin e paqes, zhvillimin e përgjegjësisë shoqërore dhe parandalimin e luftës nukleare.