Ky aktivitet ka për qëllimi që gjithë ata nxënësë që synojnë të studiojnë në këtë fakultet, kanë mundësi të njihen nga afër me mënyrën e edukimit në këtë njësi akademike.

Duke pasur parasysh që Fakulteti i Edukimi është njëri nga njësitet akademike më i kërkuari në Universitetin e Prishtinës, andaj edhe ky aktivitet është në të mirë të studentëve që studiojnë por edhe atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e tij.
Për këtë, Fakulteti i Edukimit hapi dyertë për të gjithë ata të interesuar që në të ardhmën do të edukojnë shoqërinë tonë. 
Vizitorët e parë të këtij aktiviteti ishin fëmijët parashkollor dhe nxënësit e shkollave fillore nga Komuna e Prishtinës.
Studentët e Edukimit realizuan aktivitete të ndryshme edukative në ambientet e laboratoreve që posedojnë.
Fakulteti i Edukimit ka këto programe mësimore:
-Edukimi dhe zhvillimi në fëmijërinë e hershme (0-3 vjeç)
- Programi parashkollor
- Program Fillor
- Pedagogji e Përgjithshme
- Edukim Inkluziv
- Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
- Udhëheqja në Arsim
- Mësimdhënia dhe kurrikulat
- Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë;
  Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)
- Master i Pedagogjisë për Shkollat Profesionale
- Pedagogji –Drejtimi: Teorik-Shkencor
- PhD në Shkencat e Edukimit