Mbahet dita informuese për Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës 2017

24 prill 2017
Ora: 14:00
Vendi: Fakulteti Filozofik, kati 1,
salla 109
25 prill 2017
Ora: 14:00
Vendi: Fakultetit të Inxhinierisë
Mekanike
26 prill 2017
Ora: 14:00
Vendi: Fakultetit të Bujqësisë dhe
Veterinarisë, kati 2, salla 18

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka hapur fazën e aplikimit për pjesëmarrjen e studentëve në edicionin XVII të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës (UVNP). UVNP-ja do të organizohet në kampusin e UP-së prej datës 3 korrik deri më 14 korrik 2017 dhe i ofron 11 kurse nga fusha të ndryshme të studimit. UVNP-ja është e hapur për të gjithë studentët e universiteteve publike dhe private, respektivisht të instituteve shkencore të të gjitha vendeve të botës. Afati për aplikim zgjat deri më 28 prill 2014.

Të gjithë studentët inkurajohen të aplikojnë për Universitetin Veror 2017. Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në adresën http://unvp.uni-pr.edu/ApplicationOnline.aspx


Ju mirëpresim!
Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e Universitetit të Prishtinës