Të dashur studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kemi kënaqësinë dhe nderin t’ju njoftojmë se, Universiteti i Prishtinës është duke organizuar  Ceremoninë e Diplomimit për  studentët e nivelit Bachelor dhe Master të gjeneratës 2016 – 2017.

Duke pasur parasysh përkushtimin që ka menaxhmenti për krijimin e një tradite dhe kulture të cilësisë, ngjarja e organizimit të Ceremonisë së Diplomimit në Universitetin tonë, synon të shëndrrohet në një ngjarje tradicionale dhe të vazhdueshme.

Andaj, për ne, stafin e UP-së, është kënaqësi që të jemi pjesëmarrës dhe organizatorë të Edicionit të Dytë të Ceremonisë së Diplomimit, që njëherit do të jetë treguesi më i mirë për rëndësinë dhe respektin që ka Universiteti për studentin e tij.

Ceremonia e Diplomimit do të mbahet me datën 2 Qershor 2017, në sallën e sporteve 1 Tetori, nga ora 13:30.

Për detajet e mbarëvajtjes së ceremonisë, të diplomuarit do të njoftohen përmes emailit dhe telefonit.

Gjatë javës së ardhshme do të publikohet edhe lista e studentëve absolvent të cilët do të cilët do të diplomohen gjatë ceremonisë
 
Me respekt,
Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”