Sot, më 21 nëntor nga ora 11:00-12:30 në amfiteatrin e madh në Fakultetin e Edukimit u mbajt dita informuese për Bursa në programet JoinEU-SEE>PENTA dhe Basileus e cila u organizua nga Universiteti i Prishtinës, përkatësisht nga zyra për marrëdhënie me jashtë në bashkëpunimin me partnerët evropianë
Nga partnerët evropianë ishin të pranishëm këto universitet partnere: Universiteti i Tilburg-ut, Grac-it, Masaryk, Arhus, Ghent, Bologna, Antwerp dhe nga Universiteti i Tiranës i cili është bashkë koordinator në programin JoinEU-SEE>PENTA gjithashtu në këtë ditë informative ishin të pranishëm Prorektorja Tahiri, profesorë dhe student.

Në kuadër të këtyre programeve ofrohen bursa për studime jashtë vendit në universitetet partnere evropiane në të gjitha nivelet e studimit (Bachelor, Master, Doktoratë, Post-doktoratë dhe mobilitete për staf akademik dhe administrativ).

Qëllimi i kësaj ngjarje ishte që ta rrisë ndërgjegjësimin për programet për rëndësinë e tyre dhe për mundësitë që ato ofrojnë. Gjithashtu, konkurruesit në këtë ditë informative patën mundësi potencialë që të marrin informacione të detajuara për aspekte të ndryshme të programeve dhe të marrin përgjigje në pyetje specifike që ata i bënin nga partnerët evropian.