Erasmus Mundus është një program bashkëpunimi dhe mobiliteti në fushën e arsimit të lartë që synon të rrisë cilësinë e arsimit të lartë evropian ndërmjet vendeve të BE-së dhe vendeve të rajonit. Në kuadër të partneriteteve për bashkëpunim Erasmus Mundus Action 2 mundësohet lëvizshmëria e studentëve dhe stafit akademik në fushën e arsimit të lartë.

Në kuadër të kësaj skeme programore, Universiteti i Prishtinës’’Hasan Prishtina’’ përmes Zyrës për Marrëdhënie me jashtë, ka gjeneruar programet JoinEU SEE dhe Basileus. Në kuadër të këtyre programeve ofrohen bursa për studime jashtë vendit në universitetet partnere evropiane në të gjitha nivelet e studimit (Bachelor, Master, Doktoratë, Post-doktoratë dhe mobilitete për staf akademik dhe administrativ).

Programi BASILEUS, koordinohet nga Universiteti i Ghentit në Belgjike në bashkëpunim me 10 universitete të rajonit, 10 universitete nga BE-ja dhe nga 8 partnerë të asocuar. Thirrja për aplikim në kuadër të programit BASILEUS fillon më 1 nëntor 2013 dhe zgjat deri më 1 shkurt 2014. Për më shumë informacione mbi projektin dhe mënyrën e aplikimit, vizitoni adresën elektronike: www.basileus.ugent.be

Ndërsa, aplikimi në kuadër të programit JoinEU-SEE>PENTA do të hapet më 11 nëntor 2013 dhe do të zgjasë deri më 1 shkurt 2014. Për më shumë informacione rreth projektit vizitoni adresën elektronike: www.joineuseepenta.eu

Zyra për marrëdhënie me jashtë e UP-së në bashkëpunim me partnerët europianë më datën 21 nëntor do të organizojë ditën informuese për të gjithë të interesuarit për bursa Erasmus Mundus.
Për më shumë informacione rreth projekteve dhe për mënyrën e aplikimit do të informoheni gjatë ditëve në vazhdim.

ERASMUS MUNDUS BASILEUS V- Western Balkans Region